AKR, Dega në Gjilan, do të jetë adresa më e besueshme për qytetarin gjilanas për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021

Gjilan – Në vazhdën e takimeve të rregullta me Kryesinë si dhe Strukturat tjera të Degës, jemi të unifikuar, në qëndrim njëzëri që ta nxjerrim listën më reprezentative me njerëzit ma kredibil, ma të përgatitur profesionalisht të kandidatëve për kuvendin komunal në Gjilan.

Ne kemi potencialin e duhur përbrenda që të nxjerrim, përfaqësuesit ma të denjë për kuvendin komunal, që do të dimë të iniciojnë shumë projekte në të mirë të qytetarit gjilanas, që do të jemi zë i fuqishëm i shqetësimeve, halleve, problematikave me të cilat ballafaqohen ata në përditshmërinë e tyre, asnjëherë s`do të heshtim ndaj çdo parregullsi që është në dëm të interesit publik për qytetin tonë.

AKR, me në krye Presidentin Behgjet Pacolli, gjithnjë përgjatë gjithë veprimtarisë në politik ka paraqit programin ekonomik si e vetmja rrugë që duhet ndjekur për një mirëqenie më të mirë për qytetarët tanë, e mos të vim në ditët që kemi ardhë që të vetmen zgjidhje një i ri e sheh emigrimin në vendet perëndimore.

Në bashkëpunim edhe me Presidentin Behgjet Pacolli për këto zgjedhje lokale do të dalëm edhe me një Platformë se çka ofron AKR për Gjilanin, këtë do ta paraqesim përmes aktivistëve tanë sipas departamenteve që i udhëheqin, në politikbërjen tonë nuk do të jemi vetëm kritikues pa ofruar alternativa për se si do ti zgjidhnim ne ato probleme po të ishim në ekzekutiv.

AKR, Dega në Gjilan do ti ketë dyert e hapura për të gjithë qytetarët e saj pa dallim, ne do të bashkëpunojmë ngushtë edhe me shoqërinë civile, do ti japim mundësinë që të jenë të përfaqësuar edhe ata në listën tonë, bëjmë thirrje tek të gjithë të rinjët e interesuar që duan të merren me aktivitete politike të na bashkëngjiten e të rrugëtojmë së bashku si një familje.

Me respekt
Koordinatori i AKR Dega në Gjilan
Arianit Ibrahimi

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS