FIDANISHTJA

AKP në bllokadë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit thonë se është vështirësuar tej mase puna e këtij institucioni në mungesë të bordit. Qe tre muaj, kjo agjenci ka mbetur pa bord dhe pa njerëz që mund të marrin vendime. Për këtë është njoftuar edhe Kuvendi, i cili me ligj emëron anëtarët e rinj.

Vështirësohet puna në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Nga 22 korriku, kur Bordit edhe i skadoi afati, nuk ka qenë e mundur të merret asnjë vendim nga Agjencia, në mungesë të kuorumit. Në mungesë të Bordit, kjo agjenci ka mbetur pa njerëz që mund të marrin vendime, duke bllokuar kështu shumë procese.

Me Ligjin për AKP-në, është Kuvendi ai që bën emërimin e bordit të ri, por me ligj nuk precizohet se kush mund t’i propozojë ata.

Këto vonesa tashme i kanë shqetësuar edhe zyrtarët e AKP-së.

Hidromorava

“Mosfunksionimi e vështirëson punën e AKP-së, sepse qysh parashihet me ligj, Bordi i ka përgjegjësitë vendimmarrëse për privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore. Aktualisht, Bordi nuk ka kuorum; tre anëtarë janë ndërkombëtarë, ndërsa 5 nga vendorët mungojnë”, ka thënë zëdhënësi në AKP-së, Ylli Kaloshi.

Express mëson se presioni i partive politike për të pasur sa më shumë poste në organet drejtuese të kësaj agjencie, e ka paralizuar punën e këtij institucioni. “Krahas posteve, ka kërkesa për zgjerim të partive politike që po duan të kenë hise në organet drejtuese të Agjencisë. Kjo edhe po e zhagit procesin e emërimit të anëtarëve të rinj”, ka thënë për gazetën, një zyrtar i afërt me këtë proces.

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit konfirmojnë se anëtarëve vendorë të Bordit të Drejtorëve u ka skaduar mandati që nga 22 korriku.(Express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.