UBT

AKP-ja vërshohet me kërkesa për kompensim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Rasti i Fabrikës së Tubave dhe Çelikut ka krijuar precedent. Edhe ish-punëtorët e “Trasingut” dhe ata të “Sharrit” janë në mesin e shumë pretendentëve që duan kompensim monetar për kohën sa nuk kanë mundur të realizonin të drejtën e punës, si pasojë e largimit të dhunshëm nga autoritetet serbe.

Në AKP kanë treguar se ish-punëtorë të shumë ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara kanë bërë të njëjtën kërkesë. Nuk kanë treguar qartë se si do t’u përgjigjen, shkruan Koha Ditore.

Mobi Casa

Ismet Lahut i duket e freskët fjala që ia kishte dhënë gjashtë vjet më parë Ahmet Shala, si zëvendëskryetar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) – do të marrësh kompensimin për largimin e jashtëligjshëm nga puna që ua ka bërë Serbia në vitet ’90. Ama premtimit ia kishte shoqëruar një kusht.