HW

AKP-ja shpërndan 2.9 milionë euro për 5720 punëtorë

/ 2 minuta lexim
HW

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka ekzekutuar vendimet për shpërndarjen e fondeve të 20 %-shit të dedikuara për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore. Pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 42 ndërmarrje shoqërore. Shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është 2,936,825 €uro, kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 5.720 punëtorë, raporton “Zeri.info”.

Në komunikatën për media të dërguar nga AKP-ja thuhet se transferi i këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në pajtim me Rregulloren 2003/13 (me ndryshime).

HW

“Në total, Agjencia deri më tani ka shpërndarë mbi 108 milionë €uro për rreth 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të NSh-ve, kurse vetëm gjatë vitit 2016 Agjencia ka arritur që të shpërndajë shumën prej 4,193.672 €uro. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen me kohë”thuhet në komunikatën, raporton “Zeri.info”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.