Eko Higjiena

AKP-ja konfirmon lidhjen e kontratës milionëshe

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Derisa flatacionet dhe minierat e “Trepçës” në jug të Mitrovicës dhe në zonat e tjera të Kosovës po pushojnë nga prodhimi, tash e tre muaj menaxhmenti serb i “Trepçës” në veri po lidh kontrata milionëshe me kompani ndërkombëtare për shitjen e koncentratit të plumbit dhe të zinkut.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila administron me ndërmarrjen “Trepça”, bazuar në Ligjin për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurive të tyre, e konfirmon se këto kontrata prej 24 milionësh janë lidhur me dy kompani ndërkombëtare.

Uji Dea

Dokumentet e dy kontratave, që gazeta “Zëri” i ka publikuar ditën e hënë, tregojnë se nga këto shitje të pasurisë së “Trepçës”, që kontrollohet nga serbët e veriut të Mitrovicës, do të përfitohen 24 milionë euro brenda vetëm një viti.

Edhe zyrtarisht, kombinati “Trepça” në veri të Mitrovicës ka njoftuar për arritjen e marrëveshjeve për eksportin e koncentratit të plumbit dhe të zinkut, që nxirren nga minierat “Belo Brdo” dhe “Crnac” të Leposaviqit. Këto informata i ka konfirmuar edhe AKP-ja./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.