Uji Dea

AKP, 48 milionë euro borxh punëtorëve

/ 4 minuta lexim
KKVITI

122 milionë e 153 mijë u takojnë punëtorëve nga 20- përqindëshi i procesit të privatizimit. Kurse Agjencia për Privatizim, deri me tash i ka ndare 74 milionë euro. Numri total që kanë përfituar nga ky privatizim janë 36 mijë e 300 punëtorë.

Punëtorët e ndërmarrjes “Ramiz Sadiku” ende nuk kanë marre 25 për qind të shumës që u takon. Ndërkohë që kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi është mburrur me punën që ka bërë BSPK-ja në shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku”.

Ai tregon vështirësitë që ka pasur me Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme e cila kishte bllokuar shpërndarjen e këtyre parave. ‘Në kohën kur plani?kohej të ndaheshin 75 për qind e mjeteve për punëtorët e “Ramiz Sadikut” kam shkuar tek gjykatësi ndërkombëtar i Dhomës së Veçantë dhe i kam thënë unë herën e dytë vij ndryshe, vij me punëtorë dhe ju dëbojmë nga këtu, ose punoni ose ikni nga këtu. Më tha nxirre vendimin në bord ne nuk do të bëhemi pengesë. Pas këtij zhbllokimi filloi edhe shpërndarja e pjesës së parë të mjeteve”, ka thënë Arifi.

Sipas tij listat për shpërndarjen e 20 përqindëshit janë kryer të gjitha nga AKP-ja mirëpo sipas tij problemi qëndron tek kësti i dytë prej 25 për qind i cili nuk mund të shpërndahet pa u përfunduar ankesat e punëtorëve në Dhomën e Veçantë. Ndërsa për punëtorët e “Ramiz Sadikut” me alokimin e mjeteve në BQK nga AKP-ja të cilat më pas kanë kaluar në xhirollogarinë e BSPK-së, kanë filluar të shpërndahen paratë për një pjesë të punëtorëve.
“Kemi filluar me shpërndarjen e parave për një pjesë të punëtorëve për 435 punëtorë. Tash jemi duke i korrigjuar listat një nga një për të mos pas gabime dhe është bërë një nismë e mirë”, ka thënë ai.

Sipas Arifit 3.6 milionët do t’u shpërndahen 1281 punëtorëve të “Ramiz Sadikut” për 25 përqindëshin që nuk e kishin marrë deri më tani ndërsa ata të cilët nuk e kishin marrë edhe pjesën e parë prej 75 për qind për shkak të kontesteve gjyqësore do t’i marrin të gjitha bashkë.

Për gjithë këtë rezultat Arifi meritat ia lë vetes. “Këto rezultate nuk janë as të AKP-së as të askujt tjetër vetëm të BSPK-së”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Ndërsa ka dashur të sqarojë se BSPK-ja nuk merr asnjë vendim për shpërndarjen ose jo të këtyre mjeteve por ata vetëm bëjnë shpërndarjen e tyre pasi që AKP-ja të marrë vendimin. Probleme sipas tij në shpërndarje po iu shkakton mos futja në sistem e numrit të identi?kimit pasi që për të mos pasur gabime në shpërndarje duhet të kontrollohen të dhënat e secilit punëtor një nga një.

Sa i përket shpërndarjes së edhe 25 për qind të mjeteve për punëtorët e ndërmarrjeve tjera shoqërore, Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së ka thënë se kjo gjë do të përfundojë pasi që të kryhen të gjitha vendimet në kontestet gjyqësore në Dhomën e Veçantë.

Sipas tij e arritura më e madhe deri më tani sa iu përket shpërndarjes së 20 përqindëshit është kjo e ndërmarrjes “Ramiz Sadiku” pasi që ka numrin më të madh të punëtorëvë.

“Lista e punëtorëve të ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku” është ndër listat më të mëdha, për nga numri i punëtorëve dhe për nga shuma e mjeteve që iu shpërndahen punëtorëve të ndërmarrjeve të privatizuara. Kjo paraqet sukses të veçantë për Agjencinë”, ka thënë Kaloshi.

Vetëm nga privatizimi i ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku” janë mbledhur gjithsej 22 milionë e 939 mijë e 860 euro.

Numri i ndërmarrjeve të tenderuara deri më tani është 343, ndërmarrje të reja të tenderuara janë 395. Nga këto deri më tani janë nënshkruar 710 kontrata ndërsa të hyrat në AKP nga këto ndërmarrje deri më tani janë mbi 610 milionë.(tribuna)