Fundamenti

AKK publikon deklarimin e pasurisë të 1.900 zyrtarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare të Internetit regjistrat e deklarimit të pasurisë të zyrtareve të lartë publik nga Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Qeveria, Agjencia kundër Korrupsionit, Gjykatat e Kosovës si dhe Prokuroritë, të cilët janë të përfshirë në listën e zyrtarëve të lartë publik në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë, dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave.

Në këtë fazë, janë publikuar regjistrat e rreth 1900 zyrtarëve të lartë publik që përfshijnë vetëm zyrtarët e institucioneve të lartë përmendura, ndërkaq, AKK është duke punuar maksimalisht që pjesa tjetër e regjistrave të formularëve të deklarimit të përfundoj dhe të bëhen publike brenda një periudhe sa më shpejtë që është e mundur.

FIDANISHTJA

Gjatë bartjes së të dhënave që deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe të na njoftojnë sa ma shpejtë që është e mundur në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe për ti shmangur paqartësitë që mund të krijohen.

Regjistrat e deklarimit të pasurisë mund të shihen në web faqen e Agjencisë www.akk-ks.org, më saktësisht klikoni mbi butonin Deklarimi i Pasurisë i cili gjendet në anën e djathtë të faqes. Sqarohet në komunikatën e AKK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.