ARKATANA

AKK: 19 % e zyrtarëve e deklaruan pasurinë

/ 2 minuta lexim
HW

Rreth 800 zyrtarë të lartë publikë në Kosovë, ose 19 për qind e tyre e kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ashtu siç është paraparë me ligj. Edhe pse kanë kaluar 15 ditë nga dita kur ka filluar deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë, aplikimi për deklarim të pasurisë nga zyrtarët e lartë deri më tani është në numër të vogël pasi që numri i përgjithshëm i zyrtarëve që janë të obliguar të bëjnë deklarimin e pasurisë është rreth 4300 zyrtarë.

Sipas zyrtarëve të Agjencisë deri më tani vetëm 800 veta kanë deklaruar pasurinë nga 4300 sa duhet të jetë numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë.

Mobi Casa

Hasan Preteni, drejtor i AKK-së, ka thënë se janë duke bërë apel të vazhdueshëm që të aplikojnë për deklarim të pasurisë. Ndërkohë, në 15 ditët e mbetura për aplikim për deklarim të pasurisë duhet të plotësojnë formularin edhe rreth 3.500 zyrtarë.

“Deri më tani nga numri i përgjithshëm rreth 4300 formularin për deklarimin e pasurisë e kane dorëzuar rreth 800 zyrtarë ose rreth 19%. Ne jemi duke bërë apel të vazhdueshëm, shpresoj se shumica dërmuese do të deklarojnë pasurinë. Agjencia i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe deri në fund do të punojmë konform ligjit, përgjegjësia është individuale”, ka thënë ai. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.