UBT

Akis Vavalis: Jam ardhur ta bëjë Dritën kampion

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas largimit të trajnerit Arsim Thaqi, kryesia e Dritës ka angazhuar trajnerin nga Greqia, Akis Vavalis i cili me zejen e trajnerit merret tani e 12 vite. Vavalis gjatë këtyre viteve ka udhëhequr 4 klube si trajner, ndërsa 9 të tjera ka qenë ndihmës. Në konferencën e tij të parë për shtyp, trajneri Akis Vavalis, ka theksuar se ka ardhur të shpall Dritën kampion dhe pozitën e dytë nuk e njeh.

“Jam i lumtur që jam këtu, objektivi ynë është titulli i kampionit. E kam përcjell kampionatin e Kosovës dhe shpresoj në objektivat tona, ndërsa unë e di se çka do të kërkojë nga futbollistët e mi”.

Vavalis poashtu ka theksuar se nuk mendon pozitën e dytë, dhe do të jap gjithçka nga vetja, por nëse nuk arrihet titulli në këtë kampionat, përsëri do të vazhdojmë kampionatin e ardhshëm”.

ARKATANA

Drejtori i FC Dritës, Valon Zymberi, në konferencë ka bërë të ditur se mendon se kanë bërë zgjidhjen e duhur. “Ne kemi kontaktuar që nga Janari me këtë trajner dhe me disa trajner tjerë, por ne mendojmë që trajneri Vavalis i përshtatet klubit tonë i cili është një trajner shumë ambicioz. Ne kemi synime afat gjate me këtë trajner, dhe mendoj se është zgjedhje e duhur për mesin tone, nuk varet shkarkimi i tij nëse e bën Dritën kampion apo jo, ne do të përgatitemi maksimalisht për këto javë e mbetura dhe do të punojmë për garat ndërkombëtare të cilat na presin”.

Vavalis debutimin si krytrajner i Dritës do ta bënë në fundjavë kundër Ferizaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.