ARKATANA

AKI s’e informoi MPB-në, për Kumanovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë nisur raportimin e tyre pranë Komisionit për Punë të Brendshme lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë.

Me këtë rast, Hyseni tha se u keqinterpretua, kur tha se di gjithçka për ngjarjet e Kumanovës.

Eco Higjiena

“Policia dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë pranuar as edhe një informacion nga AKI”, tha ai.
Madje Hyseni duke kërkuar që institucionet e Maqedonisë të lejojnë hetim ndërkombëtar për incidentin e armatosur në Kumanovë, tha se ministria me të cilën ai udhëheq nuk ka pasur asnjë informacion se mund të ndodhte ajo çka ka ndodhur.

“Që prej 21 prillit kur ka ndodhur incidenti i Gushicës, MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për ta siguruar kufirin”, shtoi më tej ai, transmeton Klan Kosova.