Eko Higjiena

AKI-ja e fut në ethe Hoxhajn

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhajt, i duhet që në fillim të vjeshtës të merret me disa vendime jo të lehta që lidhen me punët e brendshme të ministrisë.

E kaluara e stafit të Ministrisë së Jashtme që udhëhiqet nga Hoxhaj, gjatë gjithë sezonit veror ka qenë nën llupën e agjentëve të AKI-së dhe tanimë rezultatet finale dihen. Ato i ka ministri dhe duhet ta gjejë variantin e komunikimit të rezultateve finale.

UBT

Procesit të verifikimit nga AKI i është nënshtruar i gjithë stafi i Ministrisë së Jashtme në Prishtinë dhe përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë.

Një zyrtar i lartë në kabinetin e ministrit Hoxhaj i ka treguar Tribunës, me kusht anonimiteti, se rezultati i ‘hetimeve’ të AKI-së për stafin e Ministrisë së Punëve të Jashtme tanimë është i njohur për kryediplomatin kosovar ( Tribuna).