ARKATANA

AKI-ja autorizohet të përgjojë qytetarët në emër të “sigurisë kombëtare”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​AKI-ja, që është nën kompetencat e ekzekutivit, pritet të ketë qasje të madhe në telekomunikimin e kosovareve.

Vlerësimin e sigurisë kombëtare e bën AKI-ja e cila nuk ka mbikëqyrje të nevojshme parlamentare për shkak se deputetët mbikëqyrës nuk janë të verifikuar dhe nuk janë të pajisur me leje të sigurisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

FIDANISHTJA

Kjo bën që AKI-ja të mos i japë llogari Komisionit parlamentar. Ligji i shumëkritikuar është prezantuar dhe lavdëruar nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë se janë marrë për bazë vërejtjet e deritashme. Me këtë ligj themelohet ajo që quhet “qendra monitoruese”.