ARKATANA

AKB: Punësimi informal në sektorin e gastronomisë mbi 45 për qind

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një studim hulumtues në lidhje me punësimin në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë në Kosovë, ku del se informaliteti kalon 45% kundrejt atyre që kanë kontratë pune.Sektori i Gastronomisë dhe Hotelerisë është në zhvillim e sipër në Kosovë por edhe informaliteti në punësim në këta sektorë është i lartë, thotë AKB.

Në këtë sektor, sipas hulumtimit, vetëm 47% janë deklaruar se kanë kontratë pune, kundrejt 45% që nuk posedojnë asnjë kontratë formale, përveç marrëveshjes gojore për pagë mujore. “Kurse 8% nuk deklarohen për gjendjen e punësimit të tyre”.

“Punëtorët e këtyre sektorëve, përveç ankesave që kanë për moszbatim të kontratës për punësim, ankohen se kanë orar të gjatë të punës, të pacaktuar dhe pa pagesë sidomos gjatë sezonit të verës”, theksohet në komunikatën e AKB-së.

UBT

Por nga ana tjetër, punëdhënësit ankohen në mungesë të punëtoreve profesionalë dhe mosgatishmërinë e të punësuarve për të nënshkruar kontratë pune.

Punësimi më i madh në këta sektor ndodhë në sezonin e verës dhe festave të ndryshme.AKB-ja i rekomandon Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Inspektoriatit të Punës që të shtojnë aktivitetet e tyre, sidomos gjatë sezonit veror dhe festave të fundvitit, për të konstatuar gjendjen reale se kush nuk po e zbaton Ligjin e Punës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.