Uji Dea

AKB: Produktet serbe kanë pushtuar tregun – Qeveria po rrezikon prodhimin vendor dhe vetëvendosjen ekonomike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ashpër ndaj rritjes së madhe të importeve nga Serbia, duke e cilësuar këtë si një “pushtim të heshtur” dhe një kërcënim serioz për prodhimin vendor dhe pavarësinë ekonomike të vendit.

Sipas të dhënave që AKB ka publikuar, importet nga Serbia janë rritur mbi 118% në krahasim me vitin e kaluar – nga 50.64 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, në 110.53 milionë euro për të njëjtën periudhë të vitit 2025.

“Kjo rritje nuk është thjesht një statistikë ekonomike, por një sinjal i qartë i rikthimit agresiv të produkteve serbe në tregun tonë dhe i rrënimit të prodhuesve vendorë,” thuhet në reagimin e AKB-së.

Sipas Aleancës, kjo gjendje është pasojë direkte e heqjes së masave kufizuese ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës në tetor të vitit të kaluar, vendim i marrë, siç theksohet, “pa asnjë kusht dhe nën trysninë e faktorit serb dhe ndërkombëtar.

Eco Higjiena

“Produktet ‘Made in Kosovo’ po zëvendësohen nga ato serbe në rafte, në tregje e në tryezat tona,” thuhet më tej në reagim, duke shtuar se kjo nuk është vetëm çështje ekonomike, por çështje dinjiteti dhe vetëvendosjeje.AKB e konsideron të papranueshme që një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të dominojë ekonominë vendore, pa reciprocitet dhe pa kritere mbrojtëse të përcaktuara qartë.“Ironikisht, ata që dikur protestonin kundër ‘maunave serbe’, sot heshtin, madje e lehtësojnë hyrjen masive të këtyre mallrave,” thuhet në reagim.

AKB bën thirrje për ndërgjegjësim qytetar dhe institucional, duke ftuar konsumatorët që të mbështesin prodhuesit vendorë dhe të tregojnë kujdes në zgjedhjet që bëjnë:“Konsumoni produkte vendore! Mbështesni ekonominë tonë, prodhuesin tonë dhe pavarësinë tonë!

”Në përmbyllje të reagimit, AKB ngre alarmin se Kosova nuk mund të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme mbi importin e identitetit ekonomik të tjetrit, dhe se duhet të zgjedhë midis një “tregu të lirë dhe një shteti të lirë.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.