ARKATANA

AKB: Në 6 muaj bllokim të vendit, rreth 300 milionë euro humbje për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) thotë se dënon ashpër pasojat e rënda ekonomike që vendi ka pësuar për shkak të bllokimit institucional dhe shkeljes së Kushtetutës, sipas AKB-së, nga partia më e madhe në vend, e cila për gjashtë muaj rresht ka propozuar të njëjtin kandidat për kryetar, në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit.

AKB përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo krizë e qëllimshme politike ka paralizuar vendimmarrjen shtetërore, ka penguar funksionimin e institucioneve dhe ka shkaktuar humbje të mëdha në çdo sektor – nga prodhimi dhe eksporti, te investimet e huaja dhe projektet strategjike.

Pasiguria politike dhe juridike për gjashtë muaj me radhë ka sjellë rreth 300 milionë euro humbje të drejtpërdrejta, rënie deri në 25% të kapaciteteve prodhuese, pezullim të kontratave ndërkombëtare dhe largim të investitorëve të huaj. Këto nuk janë vetëm statistika – janë mijëra vende pune të humbura dhe dhjetëra biznese në prag të falimentimit”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Mobi Casa

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm sa e konfirmon se e drejta ka qenë e qartë që në fillim, por ky konstatim vjen shumë vonë për ekonominë. Kosova ka humbur miliona dhe besimin e investitorëve ndërkombëtarë”, thekson AKB.

AKB kërkon nga të gjitha institucionet dhe forcat politike që t’i japin fund praktikave të tilla, të respektojnë Kushtetutën dhe të garantojnë stabilitet institucional.

Ekonomia nuk mund të mbahet peng i pazareve politike – çdo ditë bllokimi është një goditje fatale për vendin”, thuhet në komunikatën e AKB-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.