ARKATANA

AKB-ja pro tërheqjes së kursimeve nga Trusti – Ajdini: Do të rritet fuqia blerëse e konsumi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) është deklaruar pro tërheqjes deri në 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti, raporton Ekonomia Online.

Lumnije Ajdini, drejtoreshë menaxhuese e AKB-së, thotë për Ekonomia Online është shprehur pro tërheqjes së Trustit pasi sipas saj, të gjithë e punëtorët çoftë të sektorit privat e publik po ballafaqohen me rritjen enorme të çmimeve.Sipas saj, këto mjete do të ishin ndihmë për qytetarët, duke shtuar se do të rritet fuqia blerëse duke mundësuar kështu edhe rritjen e konsumit në nivel vendi.“Duke e pasur parasysh ne e kemi kërkuar edhe si qytetarë por edhe si konsumatorë, jemi pro tërheqjes së Trustit sepse të gjithë ne punëtorët çoftë të sektorit privat, çoftë të sektorit publik po ballafaqohen me rritjen enorme të çmimeve”.

United Hospital

“Ne jemi pro tërheqjes së Trustit, ndërsa sa i përket përqindjes se a është 10 apo 20, unë 30 mendoj që është shumë mirëpo ka modalitete, mirëpo është një mundësi e mirë sepse mandej ato para do të jenë në qarkullim dhe do të rritet fuqia blerëse dhe ato mandej do të rigjenerojnë edhe rritjen e konsumit në nivel vendi”.“Mandej kjo do të ketë edhe shumë përparësi dhe do t’i çlirojë pak qytetarët e Kosovës nga kriza që e kemi për çdo dit që po ballafaqohemi”, tha Ajdini.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) si partia më e madhe opozitare ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.Ndërkaq partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është kundër një propozimi të tillë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.