Eko Higjiena

Akademik Kullashi kërkon dorëheqjen e Krajës nga kreu i ASHAK-ut

/ 5 minuta lexim

Akademiku Muhamedin Kullashi që është pjesë e Seksionit të Shkencave Shoqërore në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovë (ASHAK), tha se kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja ka bërë shkelje serioze duke vendosur logon e Akademisë në një shkrim që, sipas tij, s’ka asgjë shkencore.

Kullashi deklaroi se Kraja ka keqpërdorur pozitën me këtë shkrim që e quan të dobët, duke bërë edhe përpjekje për riimponim të mendimit.

Ish- ambasadori i Kosovës në Francë, Kullashi tha se në mbledhje është përmendur edhe prirja për ta emituar memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave të Serbisë të vitit 1986.

“Realisht, objektivisht si mund të mendoni që ai mund ta udhëheq një akademi, kur ai ka folur për banda në akademi. Ai gjatë muajve imponon një tekst, ndonëse është kontestuar në seksionin tonë, domethënë e kemi shpërfill totalisht atë tekst. Si mendoni se do të mund të bashkëpunojmë me të. Ai nuk ka më autoritet, e as kredibilitet ta qeverisë ASHAK-un, me këto sjellje që janë arrogante, agresivitetin ndaj Këshillit me të cilat jemi ballafaquar edhe me parë, nuk i japin më kredibilitet”, tha Kullashi, për RTK.

Sipas tij, është mirë që vet Kraja të largohet sepse askush nuk do ta respektojë për atë çfarë ka bërë së fundmi më atë shkrim.

Akademik Kullashi kërkoi nga Kraja të tregojë arsyen se pse nuk shkon kurrë në konferenca shkencore kur është i ftuar, përjashto këtu Tiranën.

Kullashi në një intervistë dhënë për RTK ka deklaruar për lidhjen e Kosovës më Francën dhe angazhimin e kësaj të fundit për bombardimin e Serbisë. Kullashi, i cili ka qenë disa vjet ambasador i Kosovës në këtë shtet, marrëdhëniet mes dy vendeve i ka konsideruar shumë të mira, madje ai tha se ka qenë ndihma e Parisit zyrtar që Kosova ka marrë disa njohje nga shtetet e ndryshme të botës.

Kthesa e Francës, e cila në disa periudha ka pas marrëdhënie të mira më Serbinë, për ta mbështetur Kosovën, sipas Kullashit ka ndodhur në periudhën kur Serbia ka sulmuar Kroacinë, Bosnjën e më pas edhe Kosovën. Madje, sipas tij, kthesa e madhe në mbështetje të Kosovës ka ndodhur në kohën kur Serbia ka bërë krimet ndaj shqiptarëve, deklaroi mes tjerash Kullashi.

Ai tha se lidhjet e mira që ka krijuar Kosova me Francën në disa segmente edhe politike, ekonomike e kulturore, i ka pasqyruar në një libër politik që ka botuar së fundmi.

Kullashi ka folur edhe për dy evropianët që po merren intensivisht me çështjen e Kosovës, spanjollin Josep Borell dhe sllovakun Mirosllav Lajçak, dy politikanë që vijnë nga dy shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se kjo është bërë me qëllim, për të ndikuar të Serbia.

Eco Higjiena

Kullashi është optimist se me pranimin e planit franko – gjerman edhe pesëshja e BE-së që nuk e ka njohur Kosovës do ta njoh atë. Ai thotë se dokumenti franko-gjerman i vendos në binarë raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe aty është njohja de-facto, por formalisht do të ndodhë në një periudhë tjetër.

Sipas Kullashit, gjithçka është e menduar mirë dhe është e para herë që i gjithë Bashkimi Evropian ka një qëndrim unik për këtë çështje.

Kullashi tha se ky plan e zgjidh problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet ne Mitrovicën veriore ishin për të zvarritur marrëveshjen. Ai kërkoi që politika në Kosovë të mos merret me çështje të vogla siç i quajti ai targat, por me objektivin kryesor, marrëveshjen finale.

Ndërsa sa i përket Asociacionit të komunave me shumë serbe, ai thotë se kjo del edhe nga Kushtetuta e Kosovës. Ai madje tha se këtu ka manipulim nga Serbia ndaj vetë serbëve në Kosovë, ndryshe Kosova sipas tij, ka dhanë garanca ndërkombëtare për avancimin e të drejtave të pakicave.

Sipas Kullashit, edhe në disa vende tjera evropiane ka asociacione të tilla të cilat nuk e rrezikojnë në asnjë mënyrë tërësinë.

Akademik Kullashi është optimist se Serbia do ta njohë Kosovën dhe nuk ka rrugëdalje tjetër. “Një gjë tjetër mund të ndodhë vetëm nëse Serbia kthehet plotësisht kah Rusia”, konsideron ai.

Ish-ambasadori Kullashi foli edhe për reagimin e Parisit në rastin e raportit të Dik Martyt, për trafikim organesh dhe ndikimin e Rusisë për të kaluar ky raport. Tani, sipas Kullashit, është situata shumë e favorshme për ta delegjitimuar këtë raport të rremë sidomos pas agresionit rus në Ukrainë.

“Derisa po shtohej numri i njohjeve, doli si rrufe raporti i Dick Marty, që si burim kishte Rusinë… Këshilli i Evropës ka rënë në gracë me raportin Dick Marty”, deklaroi Kullashi, sipas të cilit, qëndrimi i Parisit zyrtar ka qenë korrekt në raport me këtë situatë, sepse nuk kanë paragjykuar raportin.

Kullashi tha se një diplomat i kishte treguar atij një letër në të cilën thuhej se Marty nuk kishte prova për akuzat që i bënte. Por, sipas Kullashit, Këshilli i Evropës ka renë në grancë më raportin e Dick Martyt.

Ai tha se qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në KiE është i drejt dhe Këshilli duhet ta marr parasysh kërkesën e Shqipërisë.

“KiE e ka obligim të tregojë, që ajo çfarë ka thënë Marty e që është votuar aty të tregojnë që ajo ka qenë gënjeshtër”, tha Kullashi.