Fundamenti

Akademia Universale e Paqes Globale nderon Lutfi Hazirin me çmimin Nelson Mandela

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Akademia Universale e Paqes Globale e OKB’së, e ka nderuar të martën kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, me çmimin Nelson Mandela, me motivacionin për promovimin e paqes në Gjilan dhe Kosovë.

Në ceremoninë zyrtare në Tiranë, çmimin ia ka dorëzuar Hazirit i deleguari i Akademisë Universale të Paqes Globale të OKB’së, Madhu Krishan.

Kryetari Haziri e ka falënderuar Akademinë Universale të Paqes Globale të OKB’së për nderin që ia kanë bërë, ndërkaq ka theksuar se ndihet krenar që ky është çmimi i katërt më i rëndësishëm ndërkombëtar për të.

GRANDEMALL

“Këtë çmim ua dedikoj qytetarëve të Gjilanit, të cilët në katër palë zgjedhje lokale ma kanë dhënë besimin që t’iu prijë atyre. Gjilani, në vitin 2014 është shpallur si Qytet i Paqes nga ana e Parlamentit Europian. Jemi qyteti ku që e promovon tolerancën e dialogun ndërfetar dhe ndëretnik dhe për neve diversiteti është vlerë. Faleminderit shumë Akademisë Universale e Paqes Globale dhe të deleguarit z. Madhu Krishan për vlerësimin. E falënderoj, po ashtu, edhe Shefki Hysa, guvernator i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet”, ka thënë Haziri.

Këtë ngjarje e ka përshëndetur edhe Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.