ARKATANA

Akademia s’i pranon mjekët

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në grupin shkencor kanë kaluar tre kandidatë që do të votohen për të qenë kandidatë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Gazeta “Zëri” merr vesh se mjekët që kanë synuar titullin e akademikut janë përjashtuar nga gara.

Asnjëri nga kandidatët e Fakultetit të Mjekësisë që kanë synuar të marrin titullin e “Akademikut” nuk do të votohen në Kuvendin që do të mbahet pas tri javësh. Këtë informacion e ka marrë gazeta “Zëri” nga burimet e besueshme brenda Akademisë, në të cilën anëtarët e Komisionit Vlerësues për Departamentin e Shkencave u kanë dhënë besimin tre kandidatëve të drejtimeve të tjera.

HW

Në kuadër të shkencave kanë qenë 14 kandidatë prej të cilëve vetëm 3 kanë kaluar për votim në Kuvendin e Akademisë, që do të mbahet më 21 dhjetor 2016.

“3 kandidatët që kanë kaluar janë nga shkencat teknike, bujqësore dhe nga ato matematiko-natyrore. Bëhet fjalë për profesorin Fetah Podvorica, Shukri Fetahun dhe Myzafere Limanin”, ka thënë burimi i besueshëm i gazetës “Zëri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.