RCCOLA

Akademia serbe me plan për Kosovën

/ 2 minuta lexim

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ka thënë se do të arrijë të gjejë zgjidhjen më të mirë dhe më konkrete për Kosovën. Plani i tyre nuk dallon thuajse aspak nga platforma e Tomisllav Nikoliqit.

“Paltforma e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, shprehë mendimet që janë formuar gjatë dekadave të fundit, si shprehje optimale e popullit serb për të adresuar çështjen e Kosovës”, thuhet në letrën e akademisë serbe, drejtuar presidentit Nikoliq.

Është vlerësuar se platforma, në mesin e shumë detajeve, shkruan edhe për një autonomi të shkallës së lartë politike dhe territoriale për komunat serbe, kontroll të policisë, tregtisë, ekonomisë, shëndetit dhe arsimit si dhe një status special për pjesën veriore të Kosovës”, shkruajnë mediat serbe.

Uji Dea

Gjithashtu, në këtë letër është përfshirë edhe krijimi i një linje direkte bashkëpunimi të Kosovës me Beogradin, demilitarizimi dhe që Serbia të kujdeset për ta bërë sigurinë e duhur në vend.

Akademia serbe ka cituar pjesën e platformës serbe për Kosovën, ku thuhet se Serbia duhet që të ketë lidhje speciale me kishat ortodokse, të ketë të drejta të veçanta për komunitetin serb në Kosovë dhe të bëhet kthimi i të shpërngulurve.(express)