Eko Higjiena

Akademia e Klubit të Gjimnastikës “Vllaznia” nga Shkodra viziton komunën e Vitisë, Pozheranin e Beguncën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Me ftesë të Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema” nga Vitia, sot me rreth 20 anëtarë të Akademisë të klubit të Gjimnastikës “Vllaznia” nga Shkodra, do të zbarkojnë në qytetin e Vitisë duke respektuar klubin nga Vitia për vizitën që këta të fundit javë më parë ishin mysafirë në shtetin e Shqipërisë.

Udhëheqësi i Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema”, Hazir Alidema, është mjaft i emocionuar për vizitën e klubit nga Shkodra.
‘Jemi të nderuar që ekipi nga Shkodra do të na nderojnë me vizitën e tyre në qytetin tonë, edhe njëherë po dëshmojmë se sporti nuk njeh kufi dhe barriera, vëllezërit tanë nga Shkodra do t`i presim me zemër të madhe duke dëshmuar se vetëm kufijtë na ndajnë në mënyrë artificiale. Mysafirët do të vendosen në Banjën e Kllokotit, ndërsa do të përformojnë me gjimnazistët e tyre në Pozheran në ora 15:00, ndërsa më vonë do të priten nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, poashtu klubi nga Shkodra do të paraqiten me programet e tyre në ndeshjen finale të futbollit të vogël në fshatin Beguncë për nder të shënimit të festës së 2korrikut”.

Hidromorava

Trajneri, Hazir Alidema, ka bërë një apel për të gjithë qytetarët e Pozhoranit, Vitisë e Beguncës që mysafirët nga Shkodra të priten në mënyrë madhështore.
“Është nder i veçantë që ky klub me traditë të gjatë të gjimnastikës ta viziton Pozheranin, Vitin e Beguncën, andaj kërkojë nga qytetarët që mysafirët të priten në mënyrë madhështore e ti nderojmë ashtu siç e nderon vëllau-vëllan, të dëshmojmë dashuri dhe kulturë sportive”.

Mysafirët nga qyteti i Shkodrës do t`i udhëheqë presidenti i klubit “Vllaznia”, Leonard Lulaj, trajnerët: Izmir Kashi, Shpresa Taipi-Sala dhe Latif Kashim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.