Fundamenti

Akademia e hoqi poezinë e Podrimes dedikuar Titos

/ 1 minutë lexim

Më datën 5 korrik të këtij viti, për nderë të përvjetorit të parë të vdekjes së poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, kishte botuar veprën e plotë të tij. Në këtë ngjarje, vepra e poetit të ndjerë ishte cilësuar si trashëgimi e madhe dhe mjaft e rëndësishme.

Por nga të gjitha veprat e botuara, diçka mbeti jashtë. Ishte një poezi e Podrimes, e shkruar në vitin 1963, me titull “Titos së dashtun”, e botuar në veprën “Shamijat e përshëndetjeve”.

Këtë vjershë poeti e kishte shkruar në vitet e para të krijimtarisë së tij dhe ia kishte kushtuar kryetarit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

UBT

Kjo mbase ka qenë edhe arsyeja pse Podrimja nuk e kishte ribotuar asnjëherë. Për heqjen e kësaj poezie, të bërë qëllimisht apo jo, ASHAK-u nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Madje në një koment të tij, anëtari i stafit redaktues të veprave të Podrimes, akademiku Mehmet Kraja, mundohet ta ngatërrojë çështjen sikurse gazeta po bënë përpjekje ta denigrojë poetin e ndjerë (Tribuna).