Akademi përkujtimore në 15 vjetorin e rënies së dëshmorit Rahim Beqiri “Roki”
Kamenicë – Nën patronatin e kryetarit të Komunës, Begzad Sinani organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport u mbajt Akademia përkujtimore për nderë të dëshmorit “Rahim Beqiri” – Komandant “Roki”.
Pjesëmarrës në këtë akademi ishin delegacioni nga komuna e Tetovës në krye me kryetaren Teuta Arifi, Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj, Përfaqësuesi i UÇPMB-së Shefket Musliu, deputeti i Kuvendit të Republikës Kosovës Zenun Pajaziti, Shemsi Syla, Sami Kurteshi, Izmi Zeka personalitete nga shoqata e të burgosurve politik, veteranë të UÇK-së , familje të dëshmorëve, partitë politike dhe qytetarë të Kamenicës.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, nikoqir akademisë përkujtimore, në fjalën tij ndër të tjera tha “Rahim Beqiri i takon brezit të gjeneratës që barti mbi supet peshën e lirisë dhe do të mbetet thellë në kujtesën tonë dhe gjeneratave që do të vijnë pas nesh, ai poashtu i përshkroi edhe periudhat e sakrificat e patrioteve të gjitha gjeneratave në vijimësi. “Rahimi ishte shembulli më i mirë se si duhet punohet në bashkimin e kombit i cili mjerisht është i ndarë në pesë shtete, vepra e dhe sakrifica e Rahimit ishte edhe është frymëzim për brezat po ashtu përmendi edhe vështirësitë e sfidat me të cilat ballafaqohet institucionet e Republikës së Kosovës, plotësimi i objektivave e të cilat i kërkojnë qytetarët nuk mjafton vetëm dëshira dhe vullneti, por angazhimi i përbashkët për realizimin e interesave të qytetarëve forcimin e institucioneve shtetërore, ashtu siç dëshiruan e ëndërruan heronjtë,dëshmorët e kombit, ashtu siç deshi Rahim Beqiri”.
Në emër të qytetarëve të Tetovës kryetarja e Tetovës znj. Teuta Arifi tha se ne emër të atyre njerëzve dhe bashkëluftëtarëve Komandant Rahim Beqiri sot është legjendë që u tregohet gjeneratave të reja, memoria e Tetovarëve në fakt sot që në masë të madhe fillon dhe përfundon me personalitetin e Rahim Beqirit personaliteti tij tek ne njihet me trimëri.
Ramush Haradinaj, çmoi lart figurën e dëshmorit Beqiri, që ai nuk ishte ndalur vetëm me luftën e Kosovës, por edhe kishte organizuar edhe në luftën e UÇPMB-së, për të vazhduar pastaj në Maqedoni, ku edhe ra dëshmor prandaj ne do ta kujtojmë si luftëtar të lirisë që nuk u ndal vetëm në një luftë për të kërkuar lirinë e popullit shqiptar.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Fehmi Beqiri, bashkëluftëtarë, anëtar i Shtabit të Përgjithshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i cili evokoi kujtime nga lufta.
Në emër të veteranëve të Kamenicës foli Milaim Limani pastaj bashkëluftëtari tjetër i Komandant “Roku-ut”, Adhurim Krasniqi.
Të gjithë diskutuesit e falënderuan komunën për organizimin e mirë të kësaj akademie sepse dëshmorët kështu e meritojnë të nderohen.
Me një program artistik u paraqit shoqëria Kulturo-artistike “ Xhelatin Zaqiri “nga Tetova. Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti djali i Rahim Beqirit./rajonipress/





