Hidromorava

AKA akrediton Programin e Studimit Matematikë Arsimore në UKZ

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka akredituar Programin e Studimit Matematikë Arsimore të Fakultetit të Ri, të Shkencave Aplikative.

Tani Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan iu shtua edhe një Njësi e Re Akademike, Fakulteti i Shkencave Aplikative.

Me këtë rast, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka thënë se me këtë Fakultet dhe Program të ri synojmë që të përmbushim mungesën arsimtarëve të matematikës në shkollat fillore dhe të mesme ne Kosovë.

UBT

Kështu, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), me datë 18 Qershor dhe 15 Korrik mbajti mbledhjet e saj nr. 73 dhe 74.

Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan Raportet Finale për nivelin Institucional dhe atë të Programeve të Studimit, të hartuara nga panelet e ekspertëve ndërkombëtar. Mbi këtë bazë KShC i AKA-së mori vendimet mbi akreditimin e IAL-ve dhe programeve të tyre të studimit.

Për të parë listën me vendime për akreditim apo mos akreditim të programeve të studimit klikoni në këtë vegzë: http://www.akreditimi-ks.org/new/index.php/sq/homepage-2/98-kaa-articles-2/lajmet/401-njoftim16072019./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.