UBT

AK proteston për Preshevën në Tiranë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Tiranë – Aleanca Kuq e Zi ka organizuar paraditen e sotme (rreth orës 10:00) protestë para ambasadës serbe në Tiranë si shenjë solidariteti ndaj shqiptarëve të Preshevës dhe të Maqedonisë.

Në mbështetje të protestës ka marrë pjesë dhe kreu i Bashkisë së Preshevës Ragmi Mustafa.

Aktivistëtët e Aleancës Kuq e e Zi marshuan në rrugët e kryeqytetit duke lëshuar thirrje patriotike në mbështetje të vëllezërve shqiptarë të Preshevës të cilët ndër vite janë vënë përpara dhunës verbale dhe fizike më ngjyrime politiko-ksenofobe të strukturave serbe. Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi nën sloganin “Do të përballeni me 10 milionë shqiptarë” lëshuan mesazhe të forta në drejtim të përfaqësisë diplomatike të Serbisë duke kërkuar që shqiptarët e Preshevës të lihen të qetë dhe vëllezërit shqiptarë të arrestuar të lirohen nga burgosja politike.

“Ne jemi këtu për t’i premtuar shqiptarëve të Preshevës se nuk do të ndalojmë asnjëherë mbështetjen tonë për morale dhe fizike për të drejtat e tyre në tokën e tyre etnike, dhe ne nga sot e tutje deri në zgjidhjen e kësaj çështje do të jemi preshevarë, do të jemi të njësuar me shqiptarët e luginës së Preshevës”,- deklaroi përfaqësuesja e Aleancës Kuq e Zi Lumturi Ratskoceri. Më pas Kryetari i Bashkisë së Preshevës Ragmi Mustafa deklaroi se ishte sot në Tiranë për të falënderuar dhe mbështetur nismën e Aleancës Kuq e Zi për të protestuar për të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve të Preshevës.

Hidromorava

“Ne kemi qenë mot dhe jemi sot kuqezi, ne jemi me Aleancën KuqeZi e cila lartëson dhe ngre në piedestal vlerat kombëtare historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve”,- deklaroi Ragmi Mustafa në prani të qindra protestuesve kuqezi që nuk reshtnin së thirruri “Shqipëri Etnike”, “nga Presheva në Çamëri të gjithë jemi Kuq e Zi”.

Në përmbyllje të protestës qindra pjesëmarrës që kishin ardhur nga Lugina e Preshevës iu bashkuan zyrtarisht Aleancës Kuq e Zi duke u bërë anëtarë me të drejta të plota dhe pjesë e aksioneve politike të Kuq e Zinjve.

Në një aksion policor, të ndërmarrë më 4 maj 2011në Bujanovc, Luginën të Preshevës, janë arrestuar 8 shqiptarë, të cilët, dyshohen për gjoja krime lufte të bëra në Kosovë.