Fundamenti

AK: Një flamur për çdo dritare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një tubim në qendër të qytetit të Fierit nga ku ka nisur fushatën kombëtare “Një flamur për çdo dritare” me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Me qindra aktivistë, mbështetës dhe qytetarë të Fierit u bashkuan më nismën e Aleancës KuqeZi e cila ka si synim kryesor të saj lartësimin e vlerave dhe simboleve kombëtare në 100 vjetorin e pavarësisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi, Mylsim Pashaj ka mbajtur një kumtesë me rastin e nisjes së fushatës së Aleancës KuqeZi ku i ka bërë apel mbarë shqiptarëve që me 28 Nëntor të bashkohen të gjithë në kufirin Shqipëri-Shqipëri për të festuar mes shqiptarëve.

FIDANISHTJA

“Fushata jonë është në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe do të shtrihet në të gjithë qytetet shqiptare për finalizuar mbi valëvitjen e dhjetë milionë flamujve shqiptarë deri me 28 Nëntor. Më 28 Nëntor të gjithë duhet të bashkohemi në kufirin Shqipëri-Shqipëri në Morinë për të kremtuar 100 vitet e pavarësisë mes shqiptarëve dhe me shqiptarët”.

Fushata e Aleancës KuqeZi “Një flamur për çdo dritare” ka nisur me qytetin e Fierit dhe do të shtrihet në çdo qytet. Mbështetja e qytetarëve në këtë nisëm patriotike ka qene maksimale në qytetin e parë ku u prezantua.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.