UBT

Ajvazi: Të gjitha shkollat në Komunën e Gjilanit janë të furnizuara me lëndë djegëse

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lidhur me kritikat e pabaza të opozitës në Gjilan, kinse ‘nxënësit në shkolla po mërdhijnë nga të ftohtit’, ka reaguar Ramadan Ajvazi, anëtar i Komisionit komunal për furnizim të shkollave me lëndë djegëse.

Në reagim thuhet: “Për hir informimit të drejt të opinionit publik, dëshiroj t’i demantoj disa zëra të frustruar nga qarqet opozitare lidhur me furnizimin e shkollave me lëndë djegëse.
Si komision komunal për furnizim të shkollave me lëndë djegëse, ju konfirmoj me përgjegjësi të plotë se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në territorin e komunës së Gjilanit janë të furnizuara mjaftueshëm me lëndë djegëse.

FIDANISHTJA

Prandaj, deklarimet e opozitës në Gjilan kinse ‘nxënësit po mërdhijnë nga të ftohtit’ janë të pabaza dhe si të tilla dashakeqe, duke tentuar dezinformimin e opinionit publik.
Një rast eklatant i instrumentalizimit të nxënësve për krijimin e një hutie të opinionit ndodhi para pak ditësh nga qarqe opozitare, ku u inskenuan batanijet në shkolla ‘kinse nxënësit po mërdhijnë’, por pavarësisht të gjithave, ju konfirmoj me përgjegjësi të plotë se këto janë gënjeshtra dhe veprime të shëmtuara nga opozita e frustruar në Gjilan sepse të vërtetën e dinë të gjithë qytetarët që kanë fëmijë në shkolla që nga niveli parashkollor e deri tek ai i mesëm i lartë”, thuhet në reagimin e Ramadan Ajvazit nga Komisioni komunal për furnizim të shkollave me lëndë djegëse./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.