Ajvazi: Shërbimet publike të mjerueshme në Gjilan
Gjilan – Ramadan Ajvazi anëtar i komitetit për shërbimet publike tha për rajonipress se shërbimet publike në Gjilan kësaj radhe kanë qenë më të rëndat që nga paslufta. Kemi një injorim dhe degradim total të këtyre shërbimeve nga ana e pushtetit komunal thotë ai.
Në shumicën e qytetit në Gjilan dhe në lagjet e mëdha mungon ndriçimi publik, mungon përkujdesja për infrastrukturën rrugore, shërbimet nuk janë cilësore as në sferat tjera dhe kjo e rëndon gjendjen edhe ashtu të mjerueshme në këtë fushë. Kështu thotë për rajonipress Ramadan Ajvazi anëtar i komitetit për shërbimet publike.
Ajvazi tha se këtë vit pothuajse asnjëherë rrugët nuk janë pastruar me ujë , ndriçimi publik ndodhet në gjendjen më të keqe të mundshme, kanalizimet e vjetruara, një pakujdesi totale ndaj infrastrukturës dhe rrugëve thotë ai.
Sipas Ajvazit pushteti komunal dhe në veçanti drejtoria e shërbimeve publike ka qenë neglizhente ndaj këtyre mangësive dhe nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t`i bërë më funksionale shërbimet e mira e të shpejta për qytetarët.
Ajvazi thotë se kjo që po ndodhë dhe kjo që po thuhet nuk ka të bëjë me politikën ditore.”Unë po flas vetëm për gjerat që vet si qytetar i Gjilanit i përjetojë çdo ditë. Askush nuk mund të thotë se kjo gjendje është më ndryshe apo është më e mirë. Nga të dhënat e mija, por edhe nga raportet që marrim nga lagjet e qytetit shihet se shërbimet publike janë nën nivelin e mundshëm . Kur ishte koha e mërgimtarëve kemi pasur një kaos në trafik, me rrugë të dëmtuara e jo stabile” shprehet Ajvazi./rajonipress/


