RCCOLA

Ajvazi: Problemet brenda PDK-së e ngulfasin mirëqenien e qytetarëve gjilanas

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ramadan Ajvazi anëtar i komitetit për shërbime publike dhe emergjenca tha për rajonipress se derisa Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka tërë energjinë e kanë orientuar kah interesat e tyre që po zhvillohen brenda PDK-së, derisa shumë probleme të qytetarëve po anashkalohen dhe po dëmtohen. Qeverisja komunale është paralizuar dhe ka rënë në kolaps pikërisht nga pasiviteti i segmenteve institucionale thotë Ajvazi.

Problemet dhe kriza në PDK e Gjilanit është reflektuar negativisht dhe po reflektohet keq edhe në qeverisjen komunale. Kështu mendon Ramadan Ajvazi anëtarë i komitetit për shërbime publike dhe emergjenca.

Ajvazi për rajonipress tha se gjendja në qytet dhe fshatra edhe sa i përket mirëmbajtjes së rrugëve, por edhe ndriçimit publik dhe zhvillimeve tjera që lidhen me investimet në infrastrukturë paraqitet shumë e rëndë.

Mobi Casa

Shumë probleme në qytet janë anashkaluar dhe po dëmtohen kërkesat reale të qytetarëve thotë Ajvazi. Sipas tij zhvillimet dhe shtyrja e Qemajl Mustafës dhe Izmi Zekës për të marrë PDK dhe për ta kontrolluar atë e kanë lënë nën hije tërë qeverisjen komunale. “Gati mund të thuhet se kemi një paralizë institucionale pasiqë asnjë drejtori nuk jep llogari. Vetëm shikoni rrugët në qytet e fshatra, askush nuk kujdeset për to, as kompanitë e kontraktuara e as drejtoritë përkatëse” tha Ajvazi.

Ajvazi mendon se udhëheqja e tanishme komunale as që po mundet të kontrollojë mekanizmat e saj institucional. “Unë mendoj se duhet të kryhet një hetim serioz për të gjitha ato kompani që kanë nënshkruar kontrata e nuk i kanë kryer punët” thotë Ajvazi.

Ajvazi tha se edhe kushtëzimet e aplikuara më herët ishin një tregues i qartë se kjo qeverisje është mësuar të jetojë nga taksat e dhunshme të qytetarëve të saj.”Këto kushtëzime krijojnë anarki” tha Ajvazi./rajonipress/