UBT

Ajvaz Sejdiu një jetë ja kushtoi punëtorëve, qytetarëve, sportit e kombit

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Populli shqiptarë në radhët e saja vazhdimisht ka pasur njerëz ndër vite që kanë kontribuar për mirëqenien e tyre ekonomike, sportive e kombëtare, duke i udhëhequr në rrugët e prosperitetit për një jetë më të mirë. I tillë ka qenë ekonomisti i kohës, Ajvaz Sejdiu, i cili kudo që u paraqit dhe ku ju besua puna e tij ka dëshmuar patriotizëm dhe të gjitha të mirat për popullin shqiptarë.

Ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike “Gosha”, tani “Çeliku”, Ajvaz Sejdiu ishte dhe do të mbetet “ikonë” e kësaj ndërmarrje tejet të suksesshme. Sejdiu tërë kapacitetin e tij e shkriu për të mirën e kësaj ndërmarrje duke ju dhënë mundësi punëtorëve të kësaj ndërmarrje për një jetë më të mirë.

Ndërmarrja ish – “Gosha”, ishte një ndërmarrje për përpunimin e metaleve, ndërsa ish-drejtori Ajvaz Sejdiu punësoi shumë shqiptarë duke ju lehtësuar mbijetesën e familjes, ndërsa shumë punëtorë edhe në ditën e sotme kur dëgjojnë emrin e ish-drejtorit Ajvaz Sejdiut kanë nostalgji e respekt tejet të madh për udhëheqësin e tyre.

Ajvazi ishte njeri shumë humanitarë e bujar pa kurrfarë interesi, edhe pse kishte mundësi të përfitonte nga pozita e tij ai kishte vetëm një banesë me dy dhoma.

Ish-drejtori Ajvazi përpos që punësonte popullin shqiptarë ai ishte edhe shumë human, në shumë raste ai shkonte në shtëpinë përmirësuese të punëve të brendshme dhe i merrte të rinjtë duke i punësuar në ndërmarrjen “Gosha” për t’ju lehtësuar jetën e tyre.

Ajvaz Sejdiu ishte një patriot i rrallë ai asnjëherë në jetën e tij nuk ju nënshtrua forcave të dhunshme Serbe, përkundrazi ai ishte “mur i gjallë” për t`i mbrojtur punëtorët e tij duke theksuar, “Se pa punëtor dhe pa popullin tim jeta ime është e zbrazët”.

Ish-drejtori tejet i suksesshëm Ajvaz Sejdiu, ishte njëherit dashamirë i madh i sportit e në veçanti i boksit, i cili me KB Partizan të Gjilanit arriti suksese më të mëdha në historikun e boksit Gjilanas.

Nën drejtimin e tij 10 vjeçar që nga viti 1980-1990, Ajvazi, arrinë ta bën kampion në Ligën e dytë të ish-Jugosllavisë KB Partizan, çka ishte suksese më i madh i gjithë sportit Gjilanas në histori.

UBT

Në këto gara të kampionit boks tejet atraktivë treguan: Subahat Xhemaili, Vhat Xhemaili, Selami Emini, Musli Zymberi, Nazim Halili-Ximi, Nezir Hyseni , Ismet Haziri, Gani Berisha, Shemsi Kurtalani, ndërsa këta boksierë kampiona i udhëhiqte trajneri me famë Elmaz Bajrami.

Me tu shpallur kampion në vitin 1981, Federata e Boksit e ish-Jugosllavisë me rekomandim nuk lejon që boksierët e KB Partizan të garojnë në Gjilan por në Leskovc dhe Nish për shkak demonstratave gjithë popullore të vitit 1981.
Për një vendim të tillë ish-kryetari i KB Partizan, Ajvaz Emini, e kundërshtoi fuqishëm duke mos i përfillur urdhrat e kësaj federate.
Për këtë vendim Ajvaz Sejdiu kishte theksuar.
“Ne jemi boksierë të Kosovës e nuk jemi boksier të Serbisë andaj kategorisht e refuzojmë një vendim të tillë dhe garat në asnjë mënyrë nuk i zhvillojmë në këto shtete të Serbisë”.

Federata e Boksit të ish-Jugosllavisë arrinë vendim që KB Partizan prapë të mbetet në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë.

Ish-boksieri në atë kohë e tani njëri ndër trajnerët më të mirë Kosovar, Nazim Halili, me shumë nostalgji e krenari kujton ish-kryetarin e tij, Ajvaz Sejdiun.
“Më besoni trupi po më dridhet kur po i kujtoj ato momente me ish-kryetarin, ai ka bërë revolucion si në punësimin e familjeve shqiptare poashtu edhe në boks, ai ka qenë patriot i madh, humanist e bujar, ai kurrë një cent kujt në jetë nuk i’a keqpërdorur, si Ajvazi qyteti i Gjilanit vështirë se do të ketë edhe për 100 vite. Jam shumë krenar që kam pasur rastin të jem edhe punëtor edhe boksierë ku ai i drejtoi me shumë përgjegjësi të madhe”.

Ish-kryetari i KB Partizan, Ajvaz Sejdiu, me KB Partizan shumë herë kanë përfaqësuar Kosovën e ish-shtetin e Jugosllavisë në Rusi, Poloni, Bullgari, Hungari e shumë shtete tjera evropiane.

Ish-udhëheqësi i shumë punëtorëve të ndërmarrjes “Gosha” e qytetarëve të Gjilanit dhe ish-kryetar i KB Partizan, Ajvaz Sejdiu, ndërroj jetë në vitin 2008 në moshën 71 vjeqare.

Ne sot me shumë dashuri, respekt e krenari kujtojmë veprat e tij për t`i mos harruar kurrë.

Qyteti i Gjilanit përgjithmonë duhet të jetë krenar me njeriun e papërsëritshëm Ajvaz Sejdiun!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.