Hidromorava

Ajrullahu: Preokupim mungesa e punëtorëve, ka pak rënie tek shitblerjet, pronarët duhet t`i ndryshojnë sjelljet

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Muhamet Ajrullahu është njëri nga pronarët më serioz në nivel vendi i cili hapur flet për raportet pronar – punëtor, për mungesën e tyre, për shitblerjet e banesave tek të cilat ka pak rënie, por jo tek kompania e tij, për cilësinë e banesave dhe kriteret që parashihen në kontratat mes palëve dhe për apelin e tij drejtuar rinisë kosovare dhe vet pronarëve. Flet pa dorëza për pronarin ideal dhe punëtorin e sinqertë dhe pranon se në të kaluarën ka pasur zhvatje të punëtorëve nga ana e punëdhënësve. Urgjentisht duhet të ndërtohet komunikimi i mirë me punëtorët sepse kjo është sfidë për të dyja palët thotë Ajrullahu.

Është vet pronar dhe punëdhënës dhe e njeh mirë edhe pozitën e punëtorit sot sepse vet ka kaluar nëpër këto faza e katrahura.

Muhamet Ajrullahu është ndër pronarët e rrallë që flet hapur edhe për vetën, edhe për punëtorët edhe për pronarin ideal dhe çfarë duhet të jetë, po edhe për punëtorët e mirë e të sinqertë.

Kompania e Muhamet Ajrullahut konsiderohet si njëra nga kompanitë më prestigjioze në fushën e ndërtimit dhe përgjegjësia e tij për të ofruar ndërtesa e banesa cilësore, e me kualitet evropian është dyfish më e madhe.

“AR KATANA” është synonim i punëve elegante me autoritet e kompetencë profesionale.

Ajrullahu për rajonipress thotë se ka krizë të fuqisë punëtore dhe ka pak ramje të shitblerjes së banesave.

“Realisht ne nuk kemi mungesë të shitjes së banesave, përkundrazi kemi kërkesa nga palët sepse cilësia dhe produkti ynë është vlerësuar në treg. Mbi 60% e blerësve janë nga diaspora dhe realisht i kemi banorët rezident, aty ambienti është i banueshëm dhe ka rregull në përgjithësi. E kemi rregulloren e kompanisë e cila i definon qartë të gjithë çështjet që lidhen me banimin dhe kriteret brenda saj”.

Ajrullahu thotë se ende ekziston një problem që lidhet me çështjen e kontratave edhe pse unë i kam të rregulluara me noter.

Uji Dea

“Mund të ketë raste të pakënaqësisë tek blerësit, por jo për punimet tona sepse shoh dhe dëgjoj ankesa nga qytetarët. Ne nuk kemi asnjë telashe me pagesat që kryhen me kohë dhe nëse nuk kryhen janë marrëdhëniet e detyrimeve dhe pozitat e definuara kontraktuale” tha Ajrullahu.

Ndërsa teksa flet për mungesën e punëtorëve Ajrullahu shton se ky virus tashmë e ka prekur Kosovën, po edhe vendet e rajonit.
“Jemi prekur edhe ne me këtë fenomen edhe pse kemi punëtor që marrin mbi 1000 euro pagë e më shumë derisa punëtori më i thjeshtë e ka mbi 700 euro. Ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar në të gjitha fushat, sepse ka pasur zhvatje nga ana e punëdhënësve në të kaluarën. Kjo nuk guxon dhe nuk mund të ndodhë më sepse ne duhet ta krijojmë një raport të vetëbesimit me fuqinë punëtore” shton Ajrullahu.

Ajrullahu thotë se gjithmonë mundohet të jetë i afërt dhe i dashur me punëtorët.
“Pronari ideal duhet të ketë komunikim të sinqertë, duhet ta kuptojë botën e punëmarrësit. Na i kemi punëtorët të siguruar, ju paguhet pushimi vjetor, dhe jemi solidarizuar me rastet e familjeve të tyre, kur ka pasur nevojë për ndonjë rast shëndetësor apo edhe diçka tjetër”.
Por ka edhe vërejtje për një pjesë të punëtorëve.

“Punëtorët disa po e tregojnë egon e tyre sepse ska konkurrencë dhe ska rivalitet. Është mirë që punëtorët janë vetëdijesuar dhe po lypin kushte më të mira, mirëpo edhe ata kanë obligime kontraktuale. Ne si punëdhënës po e marrim një barrë të shtetit sepse shteti s`ka projekte e strategji të mirëfilltë për me josh punëtorin” tha Ajrullahu.

Ajrullahu ka një apel për rininë dhe të gjithë ata që ia mësyn perëndimit.

“Apeli im është që të punojnë dhe veprojnë në Kosovë, rinia e ka të ardhmen këtu dhe çdo punëtor me dinjitet dhe i zellshëm mundet të jetojë në Kosovë. Shembull jam vet edhe pse kam qëndruar 24 vite në Gjermani dhe jam ende i lidhur me atë shtet, unë jetoj këtu në Kosovë”.

Ajrullahu mendon se sfida është e dyanshme në relacionin punëdhënës dhe punëtor.

“Nuk mundemi as ne pa ata, po edhe ata s`munden pa neve, na duhet urgjentisht një marrëveshje gjentëlmene për të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e ligjshme të fuqisë punëtore” tha Ajrullahu./rajonipress/