Ajri i freskët ju ndihmon që të dukeni më të rinj

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shkencëtarët kanë vërtetuar se ajri i fshatrave mund të ju ndihmojë që të dukeni më të rinj se ata që jetojnë në qytet.

Përzierja e 224 ndotësve në ambientin urban mund të e vjetrojë lëkurën deri në 10% më shpejtë se ajri më i freskët rural, ka zbuluar studimi.

Në këtë studim janë hulumtuar 200 gra të moshës 30 deri 45 vjeçare.

UBT

Studiuesit kanë parë më shumë lëkurë të dëmtuar tek banoret e qytetit, megjithëse tek ato që jetojnë në fshatra është vërejtur një ekspozim më i madh ndaj rrezeve ultravjollcë.

“Tani e dimë se grimcat më të vogla se një kokërr rërë, mbajnë një numër të madh të këtyre ndotësve dhe mund të depërtojnë poshtë lëkurës”, deklaroi Frauke Neuser nga Procter & Gamble, të cilët financuan studimin.