Ajo shkroi hitin “Monster”, por ende s’është takuar me Eminemin dhe Rihannan
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, që ka shkruar tekstin e këngës “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas (në vitin 2013), ka treguar se akoma nuk i ka takuar dy këngëtarët e famshëm.
Ajo kishte pasur një mundësi të takohej me Rihannan në qendrën “Saks”, ku Rexha punonte. “Isha shumë e lumtur, por ajo nuk më foli. Është OK-sepse ajo kishte botën e vet”, ka thënë Rexha për New York Post, transmeton koha.net.
Rexha kishte dështuar të takohej me yjet edhe në festivalin e muzikës në Lollapalooza vitin e kaluar. “Mezi prisja të shihja këngën time duke u performuar live, por roja i sigurisë nuk më lejoi t’i afrohesha skenës”.
Këngëtarja që prej asaj kohe nisi të “shpërthente” në tregun amerikan. Ajo lansoi ‘mini-albumin’ “I Don’t Wanna Grow Up” në maj dhe tani ka nisur një turne veror.
Në artikullin e NYPostit dedikuar këngëtares së famshme tregohet edhe për prejardhjen e saj. Ajo ka lindur në Brooklyn, dhe në moshën gjashtë vjeçare nisi të mësonte trumbetën, kitarën dhe pianon. Edhe pse ishte shumë e re ajo ishte zbuluar menjëherë nga zbuluesit e talenteve.


