FIDANISHTJA

Ajnishahe Halimi: Opozita ka humbur legjitimitetin, është e pashpresë për të ndryshuar gjendjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fraksion Plusi që u shkëput nga Vetëvendosje për shkak të paknaqësive e konsideron opozitën si të pashpresë për ta ndryshuar gjendjen.Ajnishahe Halimi nga Fraksion Plus thotë se opozita ka abuzuar në emër të Asociacionit dhe Demarkacionit, duke sjellë vetëm dëme përmes bllokadës institucionale dhe ultimatumeve, të mbështetur me vezë e gaz, e deri tek metodat vandaliste me gurë e molotov.

“Pas dështimit të opozitës me sektën skizmatike-anarkiste të VV në ballë të saj, Fraksion +, gjendjen politike në vend e sheh si shumë apatike, ndërsa opozitën të pashpresë për të qenë faktor ndryshimi pozitiv në të ardhmen. Subjektet e kësaj opozite si duket nuk mësuan nga dështimet nga koha e VLAN-it, kur për 6 muaj e mbajtën peng Kosovën, me gjithë shumicën parlamentare në koalicion. Së fundi, ky front opozitar, në vend të debatit demokratik në interes të vendit, abuzoi në emër të kauzave kundër Asociacionit dhe Demarkacionit, duke sjellë vetëm dëme përmes bllokadës institucionale dhe ultimatumeve, të mbështetur me vezë e gaz, e deri tek metodat vandaliste me gurë e mollotov, me të cilat në fakt, nuk i mbyllet, por i hapet edhe më shumë rruga ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë”, thotë Halimi për Indeksonline.

Uji Dea

Halimi i konsideron si metoda të dëmshme dhe jo dinjitoze për Kosovën sjelljet e opozitës.

“Me këto metoda jo dinjitoze dhe të dëmshme për Kosovën, me veprimet e dhunshme dhe bllokuese të punës së Kuvendit, më pastaj edhe me bojkotin e këtij institucioni, deputetët aktual të opozitës e kanë të humbur legjitimitetin qytetar. Kjo opozitë pos anarkisë, frenimit të zhvillimit institucional dhe kaosit të dëmshëm, deri më sot nuk i solli asgjë të mirë Kosovës. Fraksion + konsideron se qytetarët Kosovës do t’i braktisin një herë e përgjithmonë deputetët e politikanët e këtillë, të padobishëm për Republikën”, thotë Halimi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.