Ajetit nuk i lejohet paraqitja për kombëtaren shqiptare
Mbrojtësit Arlind Ajeti nuk i është lejuar paraqitja për kombëtaren shqiptare pasi nuk ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për të veshur fanellën kuqezi ndaj Armenisë.
Në një prononcim për portalin Koha.net, Ajeti ka thënë se UEFA sot e ka lajmëruar se nuk mund të paraqitet ndaj Armenisë, por sipas tij, nuk kanë dhënë ndonjë arsye.
Ajeti është i pajisur me pasaportë shqiptare, por UEFA nuk i ka dhënë sqarime tjera ndërsa vendimi për të do të merret pas dy apo tre javëve.
Ai më parë ka luajtur edhe për përfaqësuesen e Zvicrës në grupmoshat e reja.


