FITORJA

Ajeti: Të shiritohet shtëpia më e vjetër në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim tha për rajonipress se njëra nga shtëpitë më të vjetra në qendër të Gjilanit duhet urgjentisht që të shiritohet sepse ajo paraqet rrezik për kalimtarët e rastit. Ajeti tha se kjo shtëpi nuk është djegur nga askush, por aty ka mbeturina të cilat herë pas here shkaktojnë tymosje.

Njëra nga shtëpitë më të vjetra në qytetin e Gjilanit e që është pronë e pesë serbëve është kërkuar nga zyrtarët komunal që të shiritohet për shkak të rrezikshmërisë që paraqet ajo.

Blerton Ajeti nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim tha për rajonipress se kjo shtëpi është shumë e vjetër dhe nuk po lejohet nga serbët që të shiritohet. “Aty brenda nuk banon askush kurse qytetarët hedhin mbeturina të cilat kohë pas kohe digjen. Ne duhet të intervenojmë nganjëherë sepse krijohet tym, por kjo shtëpi asnjëherë nuk është djegur qëllimisht” sqaron Ajeti.

UBT

Sipas tij edhe këtë fundjavë është intervenuar pasi krijohet tymosje për shkak të mbeturinave.

Ajeti tha se qytetarët dhe kalimtarët që kalojnë aty pari duhet të kenë kujdes maksimal sepse të gjitha muret janë të dëmtuara dhe nuk kanë siguri. Ajeti tha se pavarësisht vjetërsisë dhe vlerës së trashëgimisë kulturore që mund të ketë kjo shtëpi, urgjentisht organet e sigurisë po edhe komuna duhet ta shiritoj shtëpinë për të eliminuar çdo rrezik të kalimtarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.