GRANDEMALL

Ajeti synon historinë me Celticun

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sulmuesi shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Albian Ajeti, synon që me skuadrën e Celticut, ta fitojë kupën e katërt rresht të Skocisë.“The Hoops” në stadiumin “Hampden Park”, të dielën do të luajë kundër skuadrës së Aberdeenit në gjysmëfinale të Kupës skoceze. Celticu e kërkon ta fitojë këtë trofe për herën e katërt rresht që do të ishte histori më vete në futbollin e Skocisë.

Ai ka deklaruar për Celtic TV se do të jetë e vështirë, por shpirti i ekipit është në nivel shumë të mirë.“Ndonjëherë fiton ose humb ndeshje. Është pjesë e futbollit dhe jemi mjaftueshëm profesionistë që të përballemi me këtë gjë. Kemi atmosferë të mirë në dhomat e zhveshjes. Nuk kam ndier kurrë gjëra negative apo të këqija, por si lojtar dhe si ekip, dëshiron ta fitosh çdo lojë.

UBT

Ndeshja e së dielës është e rëndësishme kundër Aberdeenit, por ne dëshirojmë të shkojmë tutje”, deklaroi Ajeti.Ajeti ka zhvilluar tetë lojë në elitën e futbollit të Skocisë dhe ka pesë gola e një asistim këtë edicion./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.