HW

Ajeti shqyrton ofertat nga jashtë Italisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

E ardhmja e Arlind Ajetit mbetet pezull. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka ende shumë dilema. Dëshira e tij më e madhe është të qëndrojë te Torino dhe të fitojë një vend në formacionin e skuadrës Granata, por duke qenë se trajneri Sinisa Mihajloviç nuk po i jep asnjë shans për të treguar aftësitë e tij, mundësitë më të mëdha janë që 23-vjecari të largohet në merkaton e Janarit shkruan “Supersport”.

Për Ajetin interesohen shumë skuadra. Massimo Oddo e dëshiron me cdo kusht te Peskara madje bëri përpjekje të mëdha për të patur te skuadra abruceze edhe në merkaton e verës.

Me afrimin e Ajetit Pescara do të blindonte mbrojtjen por ish-lojtari i Frosinones për momentin nuk e shikon si prioritet kalimin te ekipi abrucez. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, kuqeziu për momentin po vlerëson disa oferta të rëndësishme që i kanë ardhur nga klube jashtë Italisë.

HW

Ende nuk bëhen të ditura emrat e skuadrave që interesohen për Ajetin nga kampionatet e tjera por gjithsesi bëhet fjalë për ekipe që luajnë në ligat kryesore të Evropës. Mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë mbrojtësi shqiptar, por Janari pavarësisht temperaturave të ftohta për të ardhmen e Arlind Ajetit do të jetë një muaj shumë i nxehtë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.