Fundamenti

Ajeti shënon në barazimin e Baselit, kishte minuta edhe për Zhegrovën e Sadikun

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

​Baseli ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Lugano, duke barazuar 1-1. Golin për mysafirët e shënoi sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, pas vetëm tetë minutave lojë.

Vendasit barazuan gjithçka në minutën e 44’ përmes Jonathan Sabbatini që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Këtë ndeshje, nga fillimi e nisi edhe Taulant Xhaka, kurse pati minuta edhe për Edon Zhegrovën.

Uji Dea

Ai zbriti në fushë në minutën e 66’, por nuk arriti të ndihmojë Baselin, që në fund mori vetëm një pikë.

Për Luganon, nuk startoi sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku,

Ai u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 74′ në vend të Balint Vecsei. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.