UBT

Ajeti, Sadiku, Kryeziu, Kololli dhe Avdijaj në grupin e të dalluarve në superligën zvicerane në futboll

/ 5 minuta lexim
HW

Edhe në xhiron e 20-të të Supërligës zvicerane në futboll pjesa dërmuese e futbollistëve me origjinë shqiptare kanë shkëlqyer. Nga java në javë prirjet e tij të vërteta prej sulmuesi mjaft të rrezikshëm po i tregon Albian Ajeti. 

Në saje të golit të tij të shënuar në minutën e 70 të ndeshjes FC St.Gallen ka mundur FC Lausanne 2:1. Kurse për mysafirët ka shënuar Benjamin Kololli. Ky futbollist i lëvizshëm dhe me forcë të mjaftueshme fizike luan për mrekulli në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Por, nëse e kërkon nevoja ai është tejet i rrezikshëm edhe në sulm.

Sidoqoftë skuadra e Ajetit këtë herë është treguar më e organizuar dhe me meritë ka mundur FC Lausannen, në të cilën gjatë këtij kampionati po luan Kololli. FC Lugano sikur ka marrë mësim nga pësimi i javës së kaluar në Basel. Ajo në stadiumin e bukur “Conaredo” ka kënaqur shikuesit e saj duke mundur 3:0 FC Grasshopper-in e Cyrihut. Ardhjen e tij në skuadrën tiçineze e ka arsyetuar reprezentuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku.

Ai jo vetëm që ka furnizuar me top bashkëlojtarët por në minutën 71 ka vulosur epilogun e këtij takimi duke mposhtur portierin e mysafirëve Vaso Vasiq FC Grasshopper edhe pse si njëri nga Klubet më prestigjioze të Zvicrës, fillimin e këtij gjysmë kampionati e ka nisur shumë keq. Grasshopper në të cilin janë titullar Pnishi, Brahimi dhe Bajrami edhe javën e kaluar në terren të vet pësoi humbje nga FC Thun 0 me 1. FC Sion i paralajmëruar favorit ka mundur me rezultat 4 me2 FC Vaduzin, dhe me këto tre pikë të fituara është ngjitur në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit.

Ndërkaq FC Vaduz për të cilin ka shënuar në minutën e 65 Albian Avdijaj,mbetet edhe më tutje i fundit me vetëm 17 pikë të grumbulluara. FC Luzern edhe pse ka pësuar gol në minutën e 12 të lojës është këndellur shpejt. Përveç që ka barazuar në minutën e 24 ai ka shënuar edhe tre gola të tjerë duke e mposhtur 4:1 BSC YoungBoys-in e Bernës. Në këtë sukses të skuadrës nga Luzerni, hise ka dhe mesfushori i saj Hekuran Kryeziu .

Hidromorava

Ai në minutën e 31 me një soloaksion ka shënuar gol të bukur. Nga minuta e 72 në radhët e sulmit të mysafirëve është aktivizuar Taulant Seferi, një futbollist i ri me prejardhje nga Kumanova e Maqedonisë. Ekspertët e futbollit dhe bashkëlojtarët e shohin me mundësi të mëdha për të shënuar suksese të lakmueshme Seferin, i cili manovron për mrekulli me topin në të gjitha situatat. Me gjithë humbjen e sotme SBC YoungBoys mbetet akoma në vendin e dytë me një epërsi prej pesë pikësh më tepër se FC Luzern i radhitur në vendin e tretë.

FC Basel 1893 si klubi më i mirë i Zvicrës, ndërvite po jep futbollistë të klasit të parë. Kjo skuadër edhe me fondin e tashëm të lojtarëve e ka të sigurtë titullin e Kampionit. Kësaj radhe me gjithë përpjekjet për të rezistuar nga kjo ekip në terrenin e vet është gjunjëzuar 0 me 2 FCThun.

Gjatë gjithë lojës për FCBasel 1893 ka luajtur Taulant Xhaka. Ai në minutën e 72 është treguar paksa i pakujdesshëm dhe ka shkaktuar një ndërhyrje të palejuar ndaj lojtarit vendas Sandro Lauper. Arbitri kryesor i kësaj ndeshje Lukas Fahndrich, këtë gjest të Xhakës e ka cilësuar të patolerueshëm dhe pa ngurruar i ka treguar atij kartonin e verdhë./arif ejupi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.