Fundamenti

Ajeti, risia e De Biasit, Gashi jashtë liste

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biassi, e ka shpallur listën për ndeshjet miqësore me Francën dhe Italinë. Kombëtarja shqiptare sfidën e parë do ta ketë me Francën në Renes më 14 nëntor, ndërsa katër ditë më pas do të luajë në Gjenovë ndaj Italisë. Në 27 emrat e përzgjedhur nga De Biasi, spikasin mbi të gjitha ai i Arlind Ajetit të Baselit i grumbulluar për herë të parë në përfaqësuese, por dhe ai i mesfushorit të Tiranës, Erando Karabeci.

Mbrojtësi nga Podujeva, Ajeti më herët i ka mbrojtur ngjyrat e Përfaqësueses së Zvicrës U-21 teksa në Zvicër konsiderohet futbollist shumë i talentuar. Pas një tetori të vështirë për kombëtaren, për shkak të ngjarjeve në Beograd, italiani De Biasi si fillim gjeti rastin të falënderoj tifozët ‘kuq e zi’ për mbështetjen por shprehu dhe mbështetjen për portierin Alban Hoxha, që po kalon një moment të vështirë në jetën e tij personale

GRANDEMALL

“Këto dy sfida vijnë në një moment të veçantë, pas incidenteve në Beograd dhe tashmë duhet t’i rikthehemi normalitetit. Tifozët na kanë mbështetur së tepërmi në gjithë këtë periudhë, duke organizuar dhe protestuar në mbarë Evropën. I falënderoj që na kanë qëndruar pranë dhe që kanë shprehur dashurinë e tyre për ngjyrat tona, ngjyrat kuqezi.

Gjithashtu gjej rastin të shpreh mbështetjen time por portierin tonë Alban Hoxha, që po kalon një moment të vështirë në jetën e tij private. Uroj që bashkëshortja e tij ta kalojë sa më shpejt këtë moment të vështirë dhe Albani të rikthehet sa më shpejt pranë nesh”, deklaroi De Biasi…(Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.