ARKATANA

Ajeti rikthehet në stërvitje

/ 2 minuta lexim
HW

Arlind Ajeti i është ribashkuar Torinos në stërvitje, pasi e ka lënë pas dëmtimin, çka do të thotë që do të jetë i gatshëm edhe për kombëtaren.

Ethet për Kombëtaren shqiptare kanë filluar para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”, ku kuqezinjtë nuk do të kenë aspak lehtë, pasi do të përballen me ekipe të forta, si Spanja dhe Italia, shkruan albinfo.ch.

Në prag të sfidës miqësore me Marokun dhe ndeshjes hapëse të kualifikueseve me Maqedoninë, reparti më problematik për kombëtaren shqiptare është mbrojtja.

Tërheqja përfundimtare e ish-kapitenit Lorik Cana ka krijuar një boshllëk në mbrojtjen e kuqezinjve dhe zëvendësuesi i vetëm që mund ta bëjë të mos ndihet mungesa e tij është qendërmbrojtësi i Torinos, Arlind Ajeti, i cili i mrekulloi të gjithë me paraqitjen e tij në “Euro 2016”.

ARKATANA

Para disa ditësh Ajeti pësoi një dëmtim gjatë takimit miqësor të Torinos kundër Hull Cityt dhe rrjedhimisht shqetësoi tej mase Gianni De Biasin, pasi një mungesë e tij në takimet e Shqipërisë do të shkaktonte shumë probleme në mbrojtje. Megjithatë, ditën e djeshme Ajeti i është ribashkuar Torinos në stërvitje, pasi e ka lënë pas dëmtimin, çka do të thotë që do të jetë i gatshëm edhe për kombëtaren.

Nga qendërmbrojtësit e tjerë të kombëtares, të vetmit që janë në formë të mirë janë Mërgim Mavraj dhe Amir Rrahmani. I pari ka zhvilluar një fazë përgatitore të plotë me Kolnin, ndërsa i dyti është aktivizuar si titullar për RNK Splitin në çdo takim të kampionatit kroat deri më tani.

Ndërkohë Berat Gjimshiti duket se do të vuajë edhe këtë sezon për të gjetur hapësira tek Atalanta, pasi deri më tani trajneri nuk ka preferuar ta aktivizojë si titullar në asnjë prej miqësoreve të fazës përgatitore.

http://www.albinfo.ch/ajeti-rikthehet-ne-stervitje/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.