Fundamenti

Ajeti refuzon Kosovën, zgjedh Zvicrën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Albian Ajeti, sulmuesi kosovar, i St Gallenit, do t’i bashkohet përfaqësueses A të Zvicrës. Kolonisë së shqiptarëve në përfaqësuesen e Zvicrës pritet t’i shtohet edhe një emër i ri. Fjala është për sulmuesin kosovar të St Gallenit, Albian Ajeti, shkruan gazeta e njohur zvicerane, Blick.

Selektori i helvetikëve, Vladimir Petkovic pritet ta ftoj Ajetin në përfaqësuese për ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë, e cila luhet me 1 qershor, dhe Ishujve Faroe, e cila luhet me 10 qershor në kuadër të eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’.

Ajeti ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm në elitën e futbollit zviceran me skuadrën e St. Gallenit. 20 vjeçari, i cili është rritur në Zvicër, ka preferuar të luajë për shtetin helvetik para Kosovës.

Mobi Casa

Ai nga vitit 2012 e deri më 2015 ka veshur fanellën e grupashëve U-16, U-17, U-17, U-18, U-20, U-21 të Zvicrës. Dhe tani do ta realizoj ëndrrën duke luajture me ekipin A të këtij vendi, përcjell Express.

Pjesë e Zvicrës janë gjashtë shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, dhe Shani Tarashaj. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.