Fundamenti

Ajeti: Qytetarët të jenë vigjilent gjatë vikendeve

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sensibilizimi i opinionit dhe i qytetarëve për nevojën e rritjes së vigjilencës për emergjencat e mundshme për neve mbetet prioriteti kryesor dhe sinqerisht ju bëjmë ftesë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm që kur dalin në piknikë, apo kur të jenë në hapësira pyjore me familjet e tyre të jenë vigjilent që bashkërisht të ruajmë pasurin tonë pyjore për të cilën duhen shumë vite për ta krijuar. Kultura dhe niveli i arritjeve tona varët shumë edhe në kuptim të mbrojtjes së ambientit dhe ruajtjes së pyjeve tona të cilat ndikojnë shumë në vetë jeterat tona thotë Blerton Ajeti.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mobilizuar radhët e veta që në fazën e temperaturave të larta të jenë të gatshëm për operim, si sektor i shërbimit të Zjarrefikjes dhe Shpëtimit ne kemi të rregullt 33 Zjarrfikës dhe me anë të marrëveshjes së mirëkuptimit me shoqatën vullnetare të zjarrfikësve dhe 9 punëtorë të cilët e ndihmojnë shumë Shërbimin thotë për rajonipress Blerton Ajeti.

Sipas Ajetit ky numër normal nuk është i mjaftueshëm për operim pasi që komuna e Gjilanit ka numër të madh të banorëve dhe ka territor dhe pyje të shumta dhe në raste të tilla emergjente ne ndihmojmë edhe komunat tjera rreth nesh.

Ajeti tha se kanë pasur angazhim permanent të tërë personelit të DKMSH në organizimin e përgatitjes dhe aftësimin e sektorëve gjegjës siç janë: Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (SHZSH), sektorit të preventivës si dhe zyrtarëve tjerë në planifikimin e masave adekuate për të qenë sa më të përgatitur gjatë sezonit të rritjes së temperaturave.

UBT

“Aftësimi i teknikës dhe pajisjeve ekzistuese si dhe përgatitja e tyre në nivel funksional, që këto teknika të jenë operuese që në momentin kur duhen të jenë të gatshme dhe efikase në intervenim. Tash për tash edhe pse të vjetruara ne i kemi në operim të gjitha teknikat që i posedojmë për reagim” tha Ajeti.

Ajeti mendon se sensibilizimi i opinionit dhe i qytetarëve për nevojën e rritjes së vigjilencës për emergjencat e mundshme për neve mbetet prioriteti kryesor dhe sinqerisht ju bëjmë ftesë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm që kur dalin në piknikë, apo kur të jenë në hapësira pyjore me familjet e tyre të jenë vigjilent që bashkërisht të ruajmë pasurin tonë pyjore për të cilën duhen shumë vite për ta krijuar. Kultura dhe niveli i arritjeve tona varët shumë dhe në kuptim të mbrojtjes së ambientit ruajtjes së pyjeve tona të cilat ndikojnë shumë në vetë jetërat tona.

“Ju bëjmë apel qytetarëve të Komunës që të jenë të kujdesshëm dhe në rast të paraqitjes së ndonjë fatkeqësie natyrore ose të tjera të thërrasin me kohë në numrin 112 ose 193, që intervenimi jonë të jetë i shpejtë dhe efikas, krejt kjo me qëllim të ruajtjes së pasurisë Publike dhe Private” tha Ajeti./rajonipress/