FIDANISHTJA

Ajeti, një ndër më të mirët në Zvicër për 2018

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me festat e fundvitit, mbyllet edhe faza e parë e shumë kampionateve n Europë dhe me rifillimin e kampionatit, nis edhe numërimi mbrapsht për njohjen e fituesit në fund të tij.

Në Zvicër, luajnë shumë shqiptarë të cilët kanë zgjedhur kuqezinjtë, Zvicrën, por edhe nga ata të cilët ende nuk e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Kështu, ‘sport.ch’ ka bërë një renditje të futbollistëve të cilët kanë bërë më shumë paraqitje deri në këtë moment, si edhe kanë shënuar golat më vendimtarë me skuadrën e tyre dhe që vlerësohen si gola të konvertuar në pikë.

Albian Ajeti duket se është zbulimi i vitit në Zvicër, duke qenë se me Bazelin ka arritur të luajë plot 1548 nga 1620 që janë në total dhe bën pjesë në listën me futbollistët me më shumë minuta.

GRANDEMALL

Ndërkohë, sa i përket golave të shënuar, Ajeti ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës plot 8 herë, por vetëm 2 gola kanë qenë vendimtarë për skuadrën e tij dhe që i kanë dhënë pikë duke qenë se në ndeshjet e tjera, kanë shënuar edhe të tjerët.

Ndërkohë, edhe talenti Bastien Toma, një nga dëshirat e Shqipërisë për ta bindur që të veshë fanellën kuqezi bën pjesë në këtë listë.

Ai ka shënuar vetëm 2 gola me fanellën e Sionit, por të dy golat e shënuar kanë pasur vlerën e 6 pikëve dhe 19-vjeçari shqiptar renditet në vendin e 5 si më produktivi, ndryshe nga Ajeti që renditet i 12-i./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.