HW

Ajeti në mes tri Kombëtareve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Për momentin kam tri mundësi të zgjedh, por dëshira ime është të bëhem i rëndësishëm për Augsburgun dhe më pas të zgjedh se në cilin Kombëtare të luaj”, ka thënë Ajeti.

Futbollistët shqiptarë nga mbarë bota kanë uruar për pranimin e Kosovës në UEFA. Njëri ndër ta ishte edhe Albian Ajeti, i cili luan në Augsburg.

Ajeti rrjedh nga një familje sportistësh dhe së bashku me dy vëllezërit e tij, janë lojtarë shumë të dalluar. Albiani u transferua nga Baseli në Augsburg të Gjermanisë, ku dëshiron të lë gjurmë. I pyetur se, nëse vjen ftesa nga Kosova në drejtim të tij, ai është përgjigjur: “Fillimisht urime për pranimin. Për momentin kam tri kombëtare që mund t’i zgjedh, por dëshira ime e tashme është që të bëhem i rëndësishëm për Augsburgun dhe më pas të mendoj për të zgjedhur kombëtare”, ka thënë Ajeti për albinfo.ch.

Mobi Casa

Ai është paraqitur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, derisa ka edhe nënshtetësi shqiptare. Vëllai i tij, Arlindi luan për Kombëtaren shqiptare dhe këtë mundësi mund ta ketë edhe Adonisi, duke u bashkuar tre vëllezër në një Kombëtare.

Një çështje që po diskutohet shumë në trojet shqiptare, por edhe në Zvicër edhe në Evropë është nëse Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami e Adnan Januzaj do të luajnë për Kosovën, por këtë çështje nuk e komenton futbollisti i Augsburgut. “Nuk komentoj asgjë për lojtarët tjerë”, deklaroi shkurt Albian Ajeti./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.