UBT

Ajeti në fund refuzon transferimin te Celtic, pret oferta nga kampionate më të mëdha

/ 2 minuta lexim

Albian Ajeti ka qenë shumë pranë huazimit tek gjiganti skocez Celtic Glasgow nga West Ham United.

Sulmuesi shqiptar i është bashkuar skuadrës angleze verën e vitit 2019, por ai nuk ka arritur të ambientohet me futbollin anglez.

Ajeti ka zhvilluar vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat me West Hamin, por pa arritur të gjejë golin.

Reprezentuesi i Zvicrës ishte shumë afër të bashkohet me Cetlic, në një huazim një vjeçar ku gjiganti skocez kishte drejtën e blerjes për 10 milionë euro, por kjo marrëveshje nuk është finalizuar.

Ka qenë vetë Ajeti që në fund ka refuzuar t’i bashkohet gjigantit skocez, pasi po pret një tjetër ofertë.

Fidanishtja

Sipas medieve angleze dhe atyre skoceze, sulmuesi prishtinas synon që të luaj në një kampionat më të fortë se ai skocez.

Qëllimi i lojtarit është të rikthehet të luaj në Bundesliga, ose të vazhdoj në elitën e futbollit anglez ku po pret ofertë nga një skuadër që i siguron më shumë minutash.

Mediat në Ishull kanë raportuar se skuadra e rikthyer në Ligën Premier, West Bromwich Albion po interesohet për lojtarin dhe së shpejti mund të dalë me një ofertë për të.

Kujtojmë që West Ham verën e kaluar kishte paguar 8,7 milionë euro për transferimin e Ajetit nga Baseli në Londër. /Telegrafi/