Fundamenti

Ajeti: Kisha problem me këmbën e djathtë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mbrojtësi nga Kosova tregon se ka mbetur I zhgënjyer edhe për faktin se nuk ka arritur të përfundojë lojë për shkak të problemeve fizike.

Në debutimin e tij në evropian, Arlind Ajeti ka lënë një përshtypje të mirë, duke qenë ndër më të mirët në lojë dhe shpesh herë i pakalueshëm për francezët.

Megjithatë, atij I mbeti peng fakti se u detyrua të linte fushën para përfundimit të lojës.

Fundamenti

“Dëshiroja të luaja deri në fund të takimit, natyrisht është një lojë e madhe, por kisha problem fizike. Kisha problem me këmbën e djathtë, madje të mëdha në fund”, tha ai për Dialogplus.

Ai mendon se ekipi u angazhua maksimalisht në këtë përballje. “Mendoj se kemi luajtur mirë dhe u angazhuam të gjithë. Kemi luajtur lojë defanzive dhe normalisht nuk kemi pritur të sulmojmë ndaj një ekipi si Franca, ku nëse hapë lojën edhe lehtë dënohesh. Në momentet kritike mendoj se fati dhe koncentrimi nuk ishin me ne”.

Ajeti është optimist për ndeshjen e radhës. “Në lojën me Zvicrën nuk jam aktivizuar dhe nuk mund të flas shumë. Ky takim mendoj se ishte më I vështirë se I pari, me Rumaninë nuk do ta kemi lehtë kjo është e sigurt, kanë ekip të mirë, por njëkohësisht besoj tek skuadra e jonë për rezultat, sepse sonte mendoj se luajtëm mirë”./sport1.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.