Eko Higjiena

Ajeti ‘jo’ Kosovës, shpreson ende për Zvicrën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nuk u ftua në Kampionatin Botëror nga Zvicra, por ende shpreson se helvetikët një ditë do ta ftojnë. Për një gjë të tillë, mbrojtësi Arlind Ajeti nuk po i thotë ‘po’ miqësoreve të Përfaqësueses së Kosovës. Ai nuk pritet t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së përzgjedhësit Albert Bunjaku së paku para anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Këtë e konfirmoi futbollisti gjatë ditës së mërkurë, kur ishte në stadiumin e Qytetit në Prishtinë për të parë ndeshjen e barazhit ndërmjet Trepçës dhe Llapit. “Nëse luaj miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës, atëherë bie për të keq në sytë e Zvicrës. Kosova ende nuk është pranuar në FIFA, ndaj është më mirë t’ia lëmë kohës”, ka deklaruar Ajeti, për të folur tutje rreth të ardhmes në kampionatin zviceran dhe synimet me Baselin.

Mobi Casa

“Kam kaluar shumë mirë te Baseli në edicionin e kaluar dhe shpresoj që të më ecë puna mirë edhe në edicionin e ri. Aktualisht jam lojtar i Baselit dhe normalisht që mendoj vetëm për këtë klub”, shtoi Ajeti, i cili e përcolli ndeshjen Trepça-Llapi nga tribuna perëndimore…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.