FIDANISHTJA

Ajeti ia siguron fitoren Baselit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ky ishte goli i nëntë për sulmuesin shqiptar në këtë sezon në Superligën e Zvicrës. Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti ia ka siguruar fitoren Baselit në ndeshjen ndaj Sionit, shkruan albinfo.ch.

Ajeti ka shënuar në minutën e 69-të të ndeshjes, që ishte goli i vetëm në këtë përballje. Ky ishte goli i nëntë për sulmuesin shqiptar në këtë sezon në Superligën e Zvicrës.

Për Baselin nga minuta e parë është paraqitur edhe Taulant Xhaka, i cili u ndëshkua me karton të verdhë, kurse për Sionin u paraqitën Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami. Baseli është në vend të dytë me 45 pikë, kurse Sioni i fundit me 24 sosh.

Uji Dea

Ndërkohë, Benjamin Kololli ka humbur një penallti për Lausannen në takimin ndaj Thunit që përfundoi pa gola. Nga minuta e 70-të, në lojë hyri edhe Andi Zeqiri.

Lugano është mundur nga Luzerni me rezultat 2:1, ku për vendësit nga minuta e parë është paraqitur Jetmir Krasniqi, i cili u ndëshkua me të kuq, kurse për mysafirët Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca ishin titullar, kurse Shkëlqim Demhasaj hyri nga minuta e 70-të.

http://www.albinfo.ch/ajeti-ia-siguron-fitoren-baselit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.